E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vritet studenti shqiptar në Filadelfia, ja emri…
Lajme

Vritet studenti shqiptar në Filadelfia, ja emri…

Një student shqiptar është ekzekutuar në Filadelfia (SHBA)  pasi ishte duke debatuar ashpër me të dashurën në afërsi të Universitetit Drexel.

Mësohet se viktima quhet Merols Mukaj, 21-vjeç.

Sipas mediave vendase, ai ishte duke debatuar ashpër me të dashurën në afërsi të Universitetit Drexel në bllokun 3500 të Lancaster, kur një person i identifikuar si Joseph Hoëanski ndërhyri duke e qëlluar te riun me tre plumba.

Policia e Filadelfias ka arrestuar 24-vjeçarin, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes pasi policia thotë se ai u përpoq të ndërhynte kur pa një çift studentësh duke u zënë.

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.