Vrojtuesi i plazhit përfundon në spital
Një vrojtues në plazhin e Spillesë ka shpëtuar nënë e bir por ai vetë e ka pësuar. Federata e Vrojtuesve shqiptar, njofton se Idajet Roçi ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital pasi shpëtoi jetën e nënë e bir.
Fillimisht ai nxori në breg nënën dhe më pas të birin që rrezikonin të mbyteshin në det për shkak të dallgëve.
Në tentativë për t’i shpëtuar, Idajet Roçi ka pirë shumë ujë dhe ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë.
Postimi i plotë i Federatës së Vrojtuesve:
Misioni yne eshte te shpetojme jete! Vrojtuesi i Plazhit IDAJET ROÇI, ka bere nje shpetim heroik duke rrezikuar jeten e tij. Nene e bir kane qene duke u mbytur ne det kur jane pikasur nga Idajeti. Ai ka nderhyre menjehere per t’i shpetuar, duke nxjerre ne breg me pare nenen dhe me pas te birin. Deti ka qene i trazuar sot ne plazhin e Spillese dhe Misioni yne eshte te shpetojme jete! Vrojtuesi i Plazhit IDAJET ROÇI, ka bere nje shpetim heroik duke rrezikuar jeten e tij. Nene e bir kane qene duke u mbytur ne det kur jane pikasur nga Idajeti. Ai ka nderhyre menjehere per t’i shpetuar, duke nxjerre ne breg me pare nenen dhe me pas te birin. Deti ka qene i trazuar sot ne plazhin e Spillese dhe ne lufte me dallget Idajeti ka pire uje dhe ka shfaqur probleme shendetesore. Ai eshte transportuar menjehere ne spital dhe eshte nen kujdesin e mjekeve. Forca Idajet, te gjithe Vrojtuesit sot krenohen me emrin tend.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



