E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vuciç kërkon garanci nga SHBA-BE
Lajme

Vuciç kërkon garanci nga SHBA-BE

“Kurti po ndërton baza speciale”

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në konferencën e fundvitit u shpreh se Kosova se po ndërton baza speciale për të kërcënuar popullin serb. Vuçiç tha se për shkak të krizës aktuale nuk ka mundur ta mbajë konferencën për media më herët.


“Diku para Krishtlindjeve, para nisjes për në Hilandar, më 4 ose 5, do të mbaj një konferencë vjetore për mediat. Nuk mund të bëja asgjë tjetër në këtë mes të krizës, derisa të zgjidhim ose të paktën të shtyjmë problemet, jam thyer, sikur të më kishte goditur një tank. Nuk kisha forcë të mjaftueshme”, tha Vuçiç.

I pyetur se çfarë pret në vitin e ardhshëm, Vuçiç u përgjigj duke vënë theksin te garancia që i ka dhënë SHBA-ja dhe BE-ja për të mos ndjekur penalisht personat që vendosën barrikadat.

“Për mua para së gjithash është e rëndësishme që të plotësohen gjërat nga garancitë që janë dhënë. Prishtina po ndërton baza speciale që të mund të kërcënojë popullin serb, kërkoj nga ata që të sillen në përputhje me atë që është marrë vesh”, deklaroi presidenti serb.

Po ashtu ai bëri të ditur mëngjesin e sotëm ka telefonuar përfaqësuesit evropianë, të cilët i ka kërkuar të kenë kujdes.

“Situata është shumë më e vështirë se sa mendojnë, populli serb është i vendosur të mos lejojë terrorin, kam frikë nga papërgjegjshmëria e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe e Prishtinës”, tha Vuçiç.

Ai tha gjithashtu se për serbët nuk ka asgjë të keqe në deklaratat e BE-së dhe SHBA-së, si dhe në deklaratat e KFOR-it dhe NATO-s.

“Në letrën e NATO-s, për herë të parë kemi se nuk ka ardhje të asaj që Prishtina i quan forcat e saj të sigurisë në veri të Kosovës dhe Metohisë pa pëlqimin e NATO-s, serbëve vendas dhe Serbisë, nuk e kemi pasur kurrë më parë“,  theksoi presidenti i Serbisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.