E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vuçiç me plan të qartë në Tiranë, ja kërkesa që prek Kosovën
Lajme

Vuçiç me plan të qartë në Tiranë, ja kërkesa që prek Kosovën

Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili mbërriti në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, është shprehur se dita e sotme do të jetë e ngarkuar.

aleksander vucic ne tirane

Gjatë një deklarate për gazetarët, Vuçiç u shpreh se do të bisedojë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shtuar se temat do të jenë shumë të rëndësishme.

“Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme, nesër duhet të flasim për programin e rritjes dhe tregun unik evropian, sot do të bisedoj me presidentin Zelenski. Tema shumë të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta sa ju duket”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë shtoi se: “Kemi disa propozime për deklaratën, por do ta shohim. Mund të them vetëm se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dy vjet më parë.”

Mediat në Beograd kanë zbuluar se në Samitin e Tiranës për Ukrainën, Serbia do të jetë i vetmi shtet që do të kërkojë ndryshimin e deklaratës përfundimtare.

Nuk dihet ende se si do të jetë teksti i deklaratës, por siç raporton B92, Vuçiç do të kërkojë që të hiqen sanksionet ndaj Federatës Ruse, si dhe termi “ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit”.

Tre pikat që kërkohen të hiqen nga deklarata: 

1. Sanksionet për Federatën Ruse

2. Ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit

3. Që në tekst të nis shkruhet “Shtete, por “6 vendet e Ballkanit Perëndimor”, pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet

b92

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.