E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vula e PD në dorë të Alibeajt/ “Regji e Ramës”
Politikë

Vula e PD në dorë të Alibeajt/ “Regji e Ramës”

Meta: Vetëm një naiv mund të mendonte që mund të kishim një vendim ndryshe

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga një takim në Vaun e Dejës ka komentuar vendimin e djeshëm të gjykatës së Apelit, e cila i la në dorë vulën e PD, Alibeajt.

Meta tha se vetëm një naiv e mendonte se do të ishte ndryshe vendimi i dhënë dje nga gjykata, ndërsa akuzon Ramën se fshihet pas verdiktit.

“Vendimi i gjykatës e tregon qartë, se si është kj drejtësi, të dalë nga Ramaforma. Nuk kam pasur asnjë iluzion se do të vinte ai vendim. Vetëm zvarritja e çështjes ishte arritje e Ramës. Vetëm një naiv mendonte se mund të ishte ndryshe vendimi dje. Vetëm një naiv mund të mendonte që mund të kishim gjykata që me falsifikime të Dvoranit, të betuar nga Rama, keni parë betime te noteri, te Lana, që shokuan Komisionin e Venecias”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.