E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vula e PD-së/ Berisha: Nuk bëj asnjë presion ndaj gjykatës për vendimin! Për garën në zgjedhje…
Politikë

Vula e PD-së/ Berisha: Nuk bëj asnjë presion ndaj gjykatës për vendimin! Për garën në zgjedhje…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar regjistrimin e Partisë së Lirisë në KQZ për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit. I pyetur se si do garojë në zgjedhje nëse gjykata vendos nesër se PD-në e drejton Enkelejd Alibeaj, Berisha zgjodhi që të mos i përgjigjej drejtpërdrejtë.

Kreu i PD-së deklaroi gjatë emisionit “Opinion” se Berisha nuk ka ndërmend që t’i bëjë presion gjykatës për vendimin.

Pyetje: Partia e Lirisë u regjistrua sot në KQZ për zgjedhjet e 14 majit. Çfarë do bëni, si do hyni në zgjedhje?

Berisha: Nuk më shkon mua dhe s’kam ndërmend të bëj presion ndaj gjykatës. Nuk bëj asnjë koment për vendimin e 3 gjykatësve. Kam bindjen më absolute, se në asnjë kod të botës, ai që s’është palë nuk mund të legjitimohet. Protesta nuk ka asnjë lidhje. Nuk kam asnjë supozim për vendimin e nesërm.

Pyetje: Si do shkoni në zgjedhje?

Berisha: Gjithçka e kemi me Edi Ramën. Ky është një revolucion që synon të rrëzojë një monizëm. Protesta në vetvete është forcë, komunikim, zë i fuqishëm dhe sakrificë. Ne jemi të përcaktuar, revolucioi ynë është paqësor dhe do kalojmë në mjetet e mosbindjes civile

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.