Vuloset fati i Teatrit Kombëtar, nesër socialistët shkatërrojnë me votë godinën
Nesër në seancën parlamentare pritet që maxhoranca të vendosë vulën e saj për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.
Të enjten pritet që kuvendit të mblidhet për të rrëzuar dekretin e dytë të Presidentit Meta, i cili risolli për shqyrtim në kuvend ligjin që socialistët “arnuan” pas vërejtjeve të Komisionit Evropian, për pasjen e një gare të hapur në ndërtimin e Teatrit të Ri.
Maxhoranca në atë kohë pranoi vërejtjet dhe hapi formalisht një garë e cilas do të zgjaste vetëm një muaj. Të gjitha gjasat janë që garën ta fitojë ajo kompani e cila e kërkoi dhe këtë tender, Fusha.shpk.
Ditën e nesërme pritet mbledhja e komisionit të veprimtarive prodhuese e cila do të shqyrtojë argumentet e Presidentit Meta. Më tutje socialistët kanë ndërmend që ligjin ta çojë në parlament për të hedhur poshtë me votë kështu mosdekretimin.
Vota e socialistëve do t’i hapë rrugë zyrtarish dhe ligjërisht garës për kompaninë që do të shembë Teatrin Kombëtar e më tutje do të nisë ndërtimi i të riut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



