E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Washingtoni forcë kryesore mbas dialogut Kosovë-Serbi
Lajme

Washingtoni forcë kryesore mbas dialogut Kosovë-Serbi

Në kohën kur paralajmërohen hapa vendimtarë në normalizimin e raporteve të Kosovës dhe Serbisë, për çka është e interesuar jashtëzakonisht shumë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogherini, dalin edhe ide të tjera për këtë dialog dhe vazhdimin e tij, shkruan sot Koha Ditore.

Mogherini dëshiron që ky normalizim të formalizohet përmes marrëveshjes obliguese ligjore para fundit të mandatit të saj.

Tashmë është e qartë se BE-ja dhe Serbia dëshirojnë që niveli i dialogut të ngrihet në atë të presidentëve, se një gjë të tillë e do edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Por ende as për këtë gjë nuk ka ndonjë vendim formal, sepse për dallim nga lidershipi i pakontestuar i Aleksandar Vuçiqit si president i Serbisë, në rastin e Kosovës është vështirë të vlerësohet se cila është fuqia politike e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Presidenti i Kosovës konsiderohet në Bruksel si lider i cili është konstruktiv në takime në kuadër të dialogut, por nuk është dëshmuar të jetë efikas në përmbushjen e obligimeve, që në emër të Kosovës i ka marrë në dialog.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.