What a beautiful day,dita e një diplomati. (një histori e vërtetë)
Pasi ndoqi lajmet e mëngjezit,erdhi ora e protestës së opozitës dhe bashkë me kapuçinon me brioshë,nga ekrani ndoqi protestuesit që po mblidheshin në bulevard.
U mundua të komunikojë me disa kolegë të tij,por ata e kishin orën e tenisit dhe iu pergjigjen se lajmet për protestën do ti merrnin nga zyrat e shtypit së bashku me deklaratat gjysëm të përgatitura.
“Të papërgjegjshëm”,mendoi ai dhe filloi të pijë kapuçinon e ftohur duke ndjekur pamjet që vinin përmes ekranit.
Bulevardi ishte mbushur me njerëz,dhe pamja ishte spektakolare.
“Mire shumë”,mendoi ai,Shqipëria po behët demokratike.
Pas pak pamjet ndryshuan dhe filloi përplasja me policine. Fatale.
Një grua në moshe afër te 70 po godiste me një shkop pankartash derën e blinduar të godinës së qeverisë.
Pak me larg disa adoleshentë po qëllonin me bidona uji bosh dhe kur u kapte dora me guralecë mermerin e godinës.
Ja kjo e prishi punën. Nuk bëhet kështu. Kjo është e pafalshme.
“Cfarë kujtojnë këta se janë në Paris,Madrid apo Athinë !? Na duhet akoma punë ti bëjmë gati për Evropë këta…”,pshërëtiu si babaxhan.
Fiku televizorin.
Në fakt koha po kalonte dhe kishte ardhur ora e drekës.
Përfundoi raportin për ministrinë,detajet e fundit.
Bëri njëTwitter tip deklarate ku qortonte opozitën.
Priti përshëndetjen nga zëdhënësi i qeverisë..,
dhe pasi I dha porosi shoferit se ishte gati..,u nis per një drekë peshku në Ishull Lezhë.
Shqipëria është e mrekullueshme,peshkun verën dhe bregdetin e ka fantastik..,dhe çmimet shumë të lira.
What a beautiful day…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



