E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
WhatsApp mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar
Lajme

WhatsApp mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar

Rrjeti social i komunikimit WhatsApp mund të ndalohet së funksionuari në Mbretërinë e Bashkuar.

Paralajmërimi është dhënë nga kreu i këtij aplikacioni, Will Cathcart. Ai thotë se shkak për këtë mund të bëhet projektligji i autoriteteve britanike për sigurinë në internet. E konkretisht është fjala për modalitetin “end to end” për bisedat e enkriptuara, të cilën e aplikon WhatsApp dhe që ka të bëjë me përmbajtjen e mesazheve.

Kriptimi “end to end” përdoret në shërbimet e mesazheve për të parandaluar që dikush përveç marrësve të një komunikimi të jetë në gjendje ta deshifrojë atë.

Sipas projektligjit, qeveria ose Ofcom mund t’i kërkojnë WhatsApp-it të zbatojë politika të moderimit të përmbajtjes, të cilat do të ishin të pamundura për t’u pajtuar pa hequr enkriptimin nga skaji në skaj. Nëse kompania refuzon ta bëjë këtë, ajo mund të përballet me gjoba deri në 4% të xhiros vjetore të kompanisë së saj mëmë Meta – nëse nuk tërhiqet tërësisht nga tregu në Mbretërinë e Bashkuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.