Xama: Janë të paktën 3 kompani me drejtues të dënuar që kanë fituar tendera qeveritar
Gazetarja e Ekonomisë, Ola Xama është shprehur se janë të paktën 3 kompani që kanë pronarët të dënuar, por që kanë fituar tendera nga qeveria për rindërtimin.
‘3 kompani, nga tenderat dhe dokumentet që kam parë, janë tre kompani të dyshimta që kanë përfituar në tenderat publik të rindërtimit.
Edhe pse gjejnë boshllëqe në ligj që të marrin pjesë në tendera, në fakt këto kompani duhej të ishin të përjashtuara nga tenderat publik.
Është e kotë të bësh ligje që nuk zbatohen. Më mirë leje ligjin që marrin pjesë të gjithë, sa të bëhen këto gjëra’,
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



