E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhaçka debat me Berishën në Kuvend: Nuk duhet të ishe sot këtu
Lajme

Xhaçka debat me Berishën në Kuvend: Nuk duhet të ishe sot këtu

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është përfshirë në një debat me ish-kryeministrin Sali Berisha ditën e sotme në seancën e Kuvendit.

Gjatë fjalës së saj, Xhaçka tha se një politika që i ka duart e lyera me gjak, duke iu referuar vrasjeve të 21 janarit, nuk duhet të jetë sot në Kuvend.

“E kaluara e hidhur, shëmbëlltyra e vdekjes së hidhur se vulën ua ka vënë aleati më i madh, SHBA, që e keni shkruar vetë me duart e përgjakura. Një politikan i tillë nuk duhet të ishe këtu dhe nuk se çfarë përfaqëson”, tha Xhaçka.

Ndërkohë, Berisha u kundërpërgjigj duke e akuzuar se kur ka qenë ministre e Mbrojtjes ka plaçkitur pronat e ushtarëve.

“Mund ti them zonjës se në historinë e ministrisë së mbrojtjes nuk ka pasur njeri më plaçkitës ndaj pronave të ushtrisë sesa parafolësja. Olta kur flet duhet të matesh dy herë se e ke filluar me piramidat dhe e mbylle me plaçkitjet e pronave të ushtrisë”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.