E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhafaj flet për “Eskobarin shqiptar” Met Kanani: S’do jetë i vetmi i arrestuar
Lajme

Xhafaj flet për “Eskobarin shqiptar” Met Kanani: S’do jetë i vetmi i arrestuar

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur në Report Tv edhe për shqiptarin e arrestuar pak ditë më parë në Turqi, Met Kananin, i cili nga mediat turke njihet si “Eskobari shqiptar”.

Xhafaj tha se Kanani kryeson një grup të strukturuar kriminal, ndërsa paralajmëroi të tjera arrestime pas prangosjes së tij nga policia turke.

“Është një person me aktivitet kriminal i cili ka një aktivitet kriminal intensiv në fushën e trafikut të drogës.

Është i njohur për aktivitetin kriminal jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi. Ky procedim policor ka avancuar duke qenë një angazhim i përbashkët i disa agjencive përfshirë edhe ato turke, e cila dha një rezultat shumë pozitiv. Ai nuk ishte dhe nuk do të jetë i vetëm në përgjegjësinë penale”, tha ai.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.