Xhafaj flet për herë parë pas dhënies së dorëheqjes: Është e kotë të bëj komente të tjera
Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm, pasi dha dorëheqjen pak ditë më parë ka folur për herë të parë për mediat.
Në mbyllje të seancës plenare Xhafaj u pyet nga gazetarët për arsyet e dorëheqjes, por nuk dha shpjegime.

Në ikje e sipër ish-ministri i Brendshëm, u shpreh se ka folur aq shumë sa ishte e kotë të bënte një koment tjetër.
DEKLARATA E XHAFAJT
Pse e keni dhënë dorëheqjen?
Kam folur aq shumë sa është e kotë të bëj komente të tjera.
Nuk kemi kuptuar asgjë
Ah, nuk është faji im që nuk keni kuptuar ato që kam thënë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



