E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhafaj flet për komisioni Anti-korrupsion: Shtyllat e reformës në drejtësi të panegociueshme! Kuvendi duhet të kryej kontrollin, duhet vlerësuar procesi
Lajme

Xhafaj flet për komisioni Anti-korrupsion: Shtyllat e reformës në drejtësi të panegociueshme! Kuvendi duhet të kryej kontrollin, duhet vlerësuar procesi

Fatmir Xhafaj foli sot në një konferencë për mediat lidhur me fazën e parë të punës për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion.

xhafaj

Xhafaj tha se Komisioni Anti-Korrupsion do të jetë i përqendruar në 3 fusha: mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit.

Gjatë fjalës së tij Xhafaja tha se shtyllat e reformës në drejtësi të miratuara më 2016 janë të panegociushme, duke theksuar më tej se Kuvendi duhet të kryejë kontrolle dhe të vlerësojë procesin.

Xhafaj: Krenar që kemi iniciuar, hartuar e zbatuar reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi domosdoshmëri për të garantuar një sistem drejtësie të pavaraura. Shtyllat e reformës në drejtësi të miratuara në 2016 janë për ne të panegociushme…Kuvendi ka të domosdoshëm të kryejë atë që quhet kontrolli postlegjislativ, është e nevojshme që të vlerësohet ky proces.

Dua të bëj me dije se komisioni i posaçëm ka një faqe internet për të bërë transarencën e plotë të punës. Përveç se arkiv digjitale edhe platformë për përfshirjen e publikut të interesuar.  Antikorrupsioni  do të jetë faqe në internet për transparencë.

I bëj thirrje të gjitha grupeve të intersit që lidhen me objektin e punës të këtij komisioni të përfshihen në këtë proces për thellimin e reformave në këto 3 fusha: mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit duke dhënë vlerësimet dhe kontributet e tyre që të ndihmojnë në procesin ligjbërës që do të pasojë më pas.

Fatmir Xhafaj, është shprehur se janë në fazën e parë të punës për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion, ndërsa tha se kanë gati draftin e parë analitik në tre fusha; mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit.

xhafaj

“Jemi të fazën e parë të punës për ngritjen e komisionit të posaçëm anti-korruopsion, të hartimit të dokumentit analitik. Kemi një draft të parë të analizës në tre fusha, mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit, duke u mbështetur kryesisht në rekomandimet e BE si dhe një sërë raportesh zyrtare vendase dhe ndërkombëtare.

Në dosjet që kam sjellë me vete është një material qindra dosjesh dhe përmbledhjet do të jenë publike në faqet ueb të komisionit dhe do t’i nënshtrohen një procesi konsultimi.

Njoftimet dhe transmetimet publike do të bëhen në faqe ueb të komisionit.

Në vijim është menduar të organizohen forume e dialogu qytetar, me fokus një sërë çështjesh të ndjeshme, përfshirë nevojën për një qeverisje vendore më të mirë dhe parandalimin e korrupsionit.

Ky draft do të konsultohet me grupet e interesit, përfshirë dhe institucionet shtetërore dhe agjencitë ekzekutive, veçanërisht ne negociatorët e BE për fushat respektive, për të vlerësuar përputhshmërinë e vlerësimeve, gjetjeve dhe problematikave të konstatuara me angazhimet e shtetit shqiptar në kuadrin e negociatave

Së fundmi, ky draft dokument analitik do tu jepet ekspertëve ndërkombëtar për të marrë vlerësime e tyre”, tha Xhafaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.