Xhafaj i jep Markut një marrëveshje
Ministri e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë nënshkruar një marrëveshje mes tyre, për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Marrëveshja mes Fatmir Xhafës dhe Arta Markut është nënshkruar ditën e sotme nga këta të dy në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.
Duket se marrëveshja ka shkuar e gatshme në Prokurorinë e Përgjitshme, e bërë gati në zyrat e ministrisë së Brendshme. Këta dy institucione kanë marrë detyra të ndryshme me qëllim luftimin e 41 organizatave kriminale, që sipas Fatmir Xhafës janë evidentuar gjatë hetimeve që ka bërë operacioni ‘Forca e Ligjit’.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco







