Xhafaj: Ja pse na duhet vettingu në polici
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj vijoi konsultimet për sigurinë publike në Berat.
Sipas tij nëse do të kishte një çmim për sigurinë publike, ai i takon qarkut të Beratit.
“Unë dëshiroj të them që nëse sot do të kisha mundësinë të jepja një çmim në shkallë vendi për çështjet e rendit dhe sigurisë, jemi në një mendje me drejtorin e Përgjithshëm, që në Republikën e Shqipërisë, çmimi i parë do t’i jepet qarkut të Beratit. Kur kam parë statistikat jam surprizuar.
Rezultatet janë shumë pozitive dhe kontributi i parë i takon qytetarisë tuaj, i takon qytetarëve që banojnë në këtë qark, për kontributin që jepet që për qytetin dhe fshatrat tuaj të jenë sa më të sigurt. Ka një vlerësim pozitiv edhe për punën e organeve të policisë në Qarkun e Beratit”, tha ministri.
Në lidhje me vettingun në polici ai u shpreh se duam që ky proces të vijojë dhe të arrijmë atë që duam.
“Fokusi kryesor janë çështjet që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër drogës, por dhe krimet urbane.
Nuk mund të rrish ditën në zyrat e policisë dhe në dark të shoqërohen me ata që kanë prirje kriminale. Nuk mund të jesh policë në mëngjes dhe pasdite trafikant.
Prandaj është vettingu, për të pasur në policë njerëz që zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin. Vetëm një trup policore e pastruar, mund të zbatoj vetëm ligjin”, tha ministri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



