E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhafaj mburret në Kongresin e PS-së
Lajme

Xhafaj mburret në Kongresin e PS-së

Envesti i fundit, Fatmir Xhafaj mbajti sot një fjalin në kongresin zgjedhor të PS-së.

Në fjalën e tij u mburr se socialistët kanë bërë vetëm reformat më të rëndësishme në vend, si ajo në drejtësi, arsim, shëndetësi dhe reformën territoriale.

“Kemi bërë reformë territoriale, kemi udhëhequr reformën në drejtësi, në shëndetësi dhe atë në arsim. Reforma në drejtësi kaloi mes një furtune, por e bëmë vetëm ne dhe askush tjetër. Kemi propozuar paktin ndërkombëtar për drejtësi. Ata që ishin në kënetë nuk donin që të ekzistonte ajo”, u shpreh Xhafaj. 

Sipas Xhafajt, me vullnetin e PS-së është ngritur edhe komisionin parlamentar i posaçëm. Ai tha se ky komision që në fakt ka si synim të thërrasë në apel instituconet e drejtësisë ka marrë edhe dakrodësinë e aleatëve strategjikë.

“Sistem drejtësie të pavarur dhe të drejtë. Duam shtet, punë dhe vepra, do modernizojmë Shqipërinë. Projekt madhor për sundimin e ligjit. Projekt që ka marrë dakordësinë e aleatëve tonë strategjikë”, u shpreh ai. 

Në fakt në të gjitha mbledhjet e komisionit që janë zhvilluar deri tani, janë bojkotuar jo vetëm nga opozita por edhe nga ndërkombëtarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.