E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhaka zgjidhet më i miri në Zvicër
Flash

Xhaka zgjidhet më i miri në Zvicër

Granit Xhaka është zgjedhur si lojtari më i mirë i vitit 2024 në Zvicër.

Parqitjet e shkëlqyera te Bayer Leverkusen, ku sezonin e kaluar fitoi titullin, ka bërë që Xhaka të zgjidhet mes më të mirëve, ndërsa pak kohë më parë u rendit i 16-ti, në listën e “Topit të Artë”.

32 vjeçari pati paraqitje pozitive edhe me përfaqësuesen e Zvicrës në Euro 2024. Shqiptari ishte protagonist absolut edhe me zviceranët, duke qenë një lidër i padiksutueshëm.

Përsa i përket çmimit si futbollisti më i mirë në Zvicër, kjo është hera e 3-të që Xhaka e fiton. Më parë, shqiptari e kishte fituar në vitin 2022 dhe në vitin 2017.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.