Shqipëria ka regjistruar viktimën e parë nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 11 persona.
Ndërkaq, pak më parë Komuniteti i Myslimanëve Shqiptarë njoftoi mbylljen e xhamive për namazin dhe çdo lloj aktiviteti tjetër mirëpo Kisha nga ana tjetër duket se nuk e ka marrë ende një vendim të tillë.
Thoma Dhima, zëdhënës i Kishës Orthodokse thotë për newsbomb.al se meshat nesër do të kryhen duke marrë të gjitha masat e nevojshme sipas këshillave zyrtare mjekësore.
Pyetur lidhur me grumbullimin masiv të njerëzve në Kisha, Dhima tha se kjo nuk është ndaluar nga qeveria dhe se aktivitetet do vazhdojnë me gjithë kufizimet e nevojshme.
Megjithatë për më shumë, Thoma Dhima tha se do e shikojë situatën në vazhdim për të komunikuar një vendim më të qartë.



