E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhaxha e nip sherr me sende të forta, përfundojnë në spital edhe me pranga
Lajme

Xhaxha e nip sherr me sende të forta, përfundojnë në spital edhe me pranga

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Murriqan të Elbasanit, ku janë arrestuar Ervin Preçi, 38 vjeç dhe nipi i tij L.Preçi, 17 vjeç.

Policia thotë se arrestimi i tyre, u bë pasi në fshatin Murriqan, pas një konflikti për motive të dobëta pronësie xhaja dhe nipi dyshohen të kenë goditur njëri – tjetrin me sende të forta.

Si pasojë janë dëmtuar të dy shtetasit të cilët ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.