Xhelal Mziu: Basha të japë dorëheqjen, duhet t’i hapë rrugë bashkimit të Partisë Demokratike
Deputeti demokrat, Xhelal Mziu, deklaroi në emisionin ‘Çim peka Live’ në Syri Tv se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë bashkimit të Partisë Demokratike.
“Humbja e PD-së së Bashës në zgjedhjet e 6 marsit tregon edhe njëherë që duhej për të gjetur një arsye, për ta respektuar në aspektin e këtij rezultati minimalist me një akt dorëheqje. Jam i bindur se Lulzim Basha do të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë bashkimit të PD-së.”-tha Mziu.
Deputeti Mziu tha se 9 shtatori, ditë kur Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD nuk është produkt i asaj çfarë ka qenë dhe çfarë është Sali Berisha, por një çorbë e ndërtuar nga Edi Rama.
“Nuk është DASH që e ka iniciuar, por është angazhimi i Edi Ramës për ta goditur opozitën fiks edhe pse humbi pushtetit prej votave të vjedhura. Nuk ishte normale, actor kryeso Edi Rama.”-tha Mziu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



