Ylli Dylgjeri dedikim prekës për stafin dhe mjekët e QSUT
Dedikim prekës për të gjithë mjekët dhe stafin shëndetësor, që kujdesen dhe luftojnë për të ruajtur jetën tonë në çastet më të vështira. Ky rrëfim i Ylli Dylgjerit përvoja personale me zemër të hapur flet për përkushtimin e pashoq dhe sakrificat e mjekëve që japin gjithëçka nga vetja për të shpëtuar jetët tona, shpeshherë duke kaluar çdo limit njerëzor.
Në rreshtat e tij, Dylgjeri përshkruan figurat e jashtëzakonshme që i erdhën në ndihmë, që nga Profesor Artan Godo dhe Profesor Edvin Prifti, te Kardiologjia Europiane në QSUT, ku shpirti i tyre i sakrificës u bashkua për të rikthyer shëndetin e tij. I veçantë është portreti i Profesor Andi Kacanit, që me profesionalizëm dhe energji të pashtershme lëvizte si një hero në betejën për çdo jetë, duke u bërë një simbol i përkushtimit ndaj profesionit. Një përulje të veçantë meritojnë dhe “Fluturat” – infermieret e kujdesshme që punojnë për të ndihmuar pacientët, duke dhënë dritë dhe shpresë me çdo buzëqeshje dhe prekje.
Përulem para jush të gjithë ju që i jepni kuptim betimit të Hipokratit, duke sakrifikuar për të tjerët, edhe kur kushtet mund të mos jenë të përkryera. Respekte për çdo bluzë të bardhë dhe gjithë stafin drejtues që mban QSUT në këmbë.
Zemrat tona rrahin falë përkushtimit tuaj. Sukse të mëtejshme dhe mirënjohje pa fund!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



