E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ylli i Real Madridit në telashe, akuzohet për rrëmbim
Sport

Ylli i Real Madridit në telashe, akuzohet për rrëmbim

Karim Benzema duket se është në telashe. Ai nuk po shijon një formë të mirë në fushë, por tashmë duhet të përballet edhe me akuza jashtë saj.

Francezi ka ndërruar se fundmi menaxher, por ish-përfaqësuesi i tij ligjor e akuzon sulmuesin për rrëmbim.

Leo De Souza e ka denoncuar futbollistin e Realit në polici. Ai pretendon se është sulmuar në Paris nga njerëz të afërm të lojtarit dhe ka pasur tentativa për ta rrëmbyer.

Sipas asaj që raporton “Marca”, e gjitha ka ardhur për shkak se Benzema pretendon se ish-menaxheri i ka borxh 500 mijë euro.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë ndeshjes PSG-Lion. Një furgon me xhama të zinj ka ndaluar përpara De Souzës dhe ky i fundit dyshon se futbollisti ka qenë brenda tij bashkë me njerëz të afërm.

Benzema ka reaguar për këtë nga rrjetet sociale dhe shpjegon ngjarjen.

“Një i afërm i imi prek krahun e De Souzës dhe ky është rrëmbim? De Souza qenka rrahur, por ai nuk mungon asnjë ditë të vetme në punën e tij. E ka seriozisht kjo botë?”, shkruan Benzema në “Twitter”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.