E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ylli Manjani: Ky Kod Zgjedhor është hajduti më i madh i votave
Uncategorized

Ylli Manjani: Ky Kod Zgjedhor është hajduti më i madh i votave

Po të isha Edi Rama do t’i përsërisja zgjedhjet. Do ta bëja sepse asgjë nuk ndryshon, për sa kohë zgjedhjet mbahen me të njëjtin ligj TË PANDERSHËM dhe të miratuar njëanshmërisht.Pra kërkesa për përsëritje zgjedhjesh pa zgjidhur më parë problemin që i dëmton ato, është një vrimë në ujë.

Qendër numërimi

Opozita duhet të mbledhë mendjen dhe të vendosë në axhendën politike hartimin e rregullave që e bëjnë rezultatin zgjedhor PROPORCIONALISHT korrekt në raport me vullnetin e zgjedhësve.Ky është kryeproblemi i zgjedhjeve. Jam dakord që vota shitet e blihet. Jam dakord edhe që shteti i gjithi vihet në dispozicion të pushtetit.

Por hajduti më i madh i këtyre zgjedhjeve ishte dhe mbetet ligji zgjedhor monist i diktuar nga pushteti monist.

Ndaj ska asnjë kuptim të bësh më zgjedhje me këtë ligj, sepse nuk ndryshon gjë.Përkundrazi çimenton pushtetin monist, i cili mund “pastronte” çdo njollë abuzimi me zgjedhjet!!!
E drejta dhe e ndershmja e do që zgjedhjet të përsëriten por me një ligj tjetër, konsesualisht të dakordësuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.