Ish-ministri Ylli Manjani thotë se shteti Shqiptar ka degjeneruar komplet pasi prej 3 vitesh vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese, 4 pa Gjykatë të Lartë dhe tashmë është mbyllur dhe Apeli.
Në RTV Ora, Manjani tha se nga Presidenti, te Kryeministri e deri te Ministrat marrin rrogën kot sepse e kanë shkrirë shtetin.
“Çfarë është ky eksperiment, shkrihet gjykata, duartrokitet nga ndërkombëtarët?! Ky është një budallallëk! Faleminderit për ndihmën dhe lekët që vetë i japin e i marrin. Ka 3 vite vendi pa gjykatë kushtetuese. Ka 4 vite pa Gjykatë të Lartë, prandaj bën qejf qeveria. U mbyll edhe gjykata e apelit. Pa apelin nuk ka gjyqe më. Një shtet pa gjykata nuk është më shtet, pushtet po. Ky është një shtet pa komandë, i degjeneruar komplet, duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministrat marrin rrogën kot se e kanë shkrirë shtetin. Të gjithë kanë bërë një krim të madh që është shkatërrimi i shteti. Është thënë që shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet dhe ja ku jemi në vitin 2020, për turp e faqe të zezë. Të dalim të bëjmë shqiponjën si laraska dhe ta quajmë veten shtetar”, u shpreh ai.
Insistoj se problemi më i madh që kemi është kalbja e sistemit politik. Kalbje e cila ka shkrirë shtetin, për qëllimet e pushtetit; ka polarizuar shoqërinë dhe nuk garanton më liritë e të drejtat e njerëzve.
Mbyllja e gjykatave do të thotë mbyllje e shtetit. Teorema më e zezë që ushqen tezat e vjetra anti-shqiptare që “sdinë të bëjmë shtet”. Fatale!
Dhe po: I don’t give a shit, duartrokitjeve të ambasadave që mbështesin një Shqipëri pa shtet!
Nuk mendoj se për rotacioni quhet kalimi nga Ed Rama me taksa të larta tek Ed Rama me taksa të ulëta. Kemi nevojë për rotacion politik që rithemelon Republikën dhe e kthen atë në kolegjialitet, pjesmarrje demokratike dhe në shtet të drejtë.
Na duhet mjë Republikë shqiptarës të lirë e me të drejta të garantuara. Liria është premisa bazë e zhvillimit ekonomisë, demokracisë e shtetit të drejtë.
Pra kemi nevojë për një rotacion që kthen Republikën në normalitet.
Do na duhet të rithemelojmë Republikën Europiane të Shqipërisë. Kjo është nevoja emergjente që ka vendi.
Problemi është se politika e sotme e ka mbyllë ciklin e saj. Nga Ramizi kemi përfunduar tek Ramizmi. Anti monistët e Ramizit sot janë në monistët e Ramizmit.
Nga ky model duhet të ndahemi sa më parë.
A jemi gati?!
Nuk e di ta them. Por ky është thelbi i krizës…Me këtë llogjikë bisedova mbrëme me Beti Njumën.





