E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ylli Rakipi: Kuvendi i Bashës ishte fake, më pështiroset ky njeri! I ka vënë kyçin opozitës!
Publik News

Ylli Rakipi: Kuvendi i Bashës ishte fake, më pështiroset ky njeri! I ka vënë kyçin opozitës!

Ylli Rakipi, i ftuar në studion e lajmeve në MCN TV, ka komentuar Kuvendin e mbajtur nga Lulzim Basha ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve.

Rakipi tha se kemi të bëjmë me një Kuvend fake, pra fallco dhe se Lulzim Basha i ka vendosur kyçin Partisë Demokratike.

“Basha ka vulë, selinë, bravat, një pjesë të deputetëve. Për Kuvendin, kuorumi kërkon shumë më tepër sesa njerëz ishin në sallë. Ky ishte Kuvend fake (fallco). Ka mbaruar koha e mashtrimit.

Kur thua Edi Rama më ka vjedhur votat, të paktën mos bëj Kuvend fake. Të deklarosh 5004 njerëz, në një ambient që merr 1800 njerëz, kjo është fake.

Basha i ka vendousr kyçin Partisë Demokratike.

Opozita është për të mundur Edi Ramën, kjo që po shohim ne është një turp. Edhe Berisha ka faj, sepse ka heshtur për gjithçka.

Por, nuk mund të jem me këtë njeri (Bashën) sepse më pështiroset!

Opozita është kthyer në qesharake. Është rasti i parë në historinë e pluralizimit, që një parti politike bën dy kongrese në një javë dhe tre brenda pak muajve”, tha Rakipi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.