E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ylli Rakipi në Syri.net: Rama e mbolli kanabisin si të ishte perime, ja pse ambasadorët nuk e sulmuan…
Lajme

Ylli Rakipi në Syri.net: Rama e mbolli kanabisin si të ishte perime, ja pse ambasadorët nuk e sulmuan…

Opozita është dobët, ka shumë deputetë që nuk dinë të lexojnë….

Gazetari Ylli Rakipi i ftuar në studion e Syri.net u shpreh i qëndronte idesë së në Shqipëri janë 3 banda politike që kanë 30 vjet në tranzicionin politik shqiptar.

“Ka 30 vjet tranzicion dhe në këtë pikëpamje janë 3 banda. Këta që janë sot në pushtet janë bandë e madhe, blejnë e shesin, mbjellin kanabis. Secila nga këto banda kanë specifikat e tyre, por një nga të veçantat e kësaj bande që është sot në pushtet, është mbjellja e kanabisit”, tha Rakipi.

Në vijim ai tha se nga bisedat që ka pasur me një biznesmen, ai i ka thënë se nëse kjo bandë e ka seriozisht luftën me kanabisin, atëherë vendi do të shkojë në kolaps, sepse s’do ketë më para.

“Këta e mbollën kanabisin si të ishte perime. Ish-Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar në emisionin tim, se janë blerë 20 milionë fara kanabisi. Nëse këto nuk mbillen do të ketë luftë mes bandave”, tha Rakipi.

Në vijim ai shtoi se edhe para zgjedhjeve, opozita kishte frikë të fliste për kanabisin sepse mund t’i kthehej në bumerang.

“Edi Rama e bëri me koshiencë të plotë këtë situatë, pasi me të fitoi zgjedhjet. Perëndimi nuk e sulmoi Ramën, sepse nuk kishte rrugë tjetër për Shqipërinë, mos kujtoni se ata e kanë ndihmuar Shqipërinë. Ambasadorët duan të hapen negociatat se thonë u hapën në kohën tonë, nuk pyesin sesa do të zgjasë ky proces”, tha Rakipi. I pyetur për rolin e opozitës Rakipi  tha: “ Opozita është dobët, ka shumë deputetë që nuk dinë të lexojnë…. me një fjalë janë njëlloj si të inkriminuar si të pa shkolluar….

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.