E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Yllit të Liverpulit, i marrin peng prindërit
Lajme

Yllit të Liverpulit, i marrin peng prindërit

Luis Diaz, ylli i sulmit të Liverpulit, me siguri po përjeton një ditë ankthi për shkak të asaj që po ndodh në vendlindjen e tij, Kolumbi. Mediat ndërkombëtare kanë bërë të ditur se persona të maskuar me motoçikleta kanë marrë peng prindërit e tij, në kërkim të shpërblimit për t’i lënë të lirë.

asdsdasdasdasdasda

Sipas dëshmive të qytetarëve të Barrankas, qytetit ku u rrit vetë lojtari, prindërit e tij ishin në makinë kur janë rrethuar nga persona të maskuar mbi motoçikleta. Ata morën kontrollin e automjetit të tyre dhe u larguan nga vendngjarja ku ndodhi pengmarrja.

Policia dhe ushtria janë vënë menjëherë në lëvizje për të ndihmuar zgjidhjen e kësaj situate të familjes së një prej emrave më të njohur në Kolumbi dhe për të shpëtuar pengjet. Sipas mediave lokale, deri tani është arritur të shpëtohet vetëm e ëma e lojtarit, ndërsa babai i tij mbetet i zhdukur dhe nën kontrollin e personave që mendohet se janë të armatosur.

Drejtuesit më të lartë të policisë kolumbiane kanë udhëtuar drejt kësaj krahine, për të qenë të pranishëm qoftë edhe në negociatat me pengmarrësit, për të mos rrezikuar një ngjarje tragjike që do të sillte një imazh jashtëzakonisht të keq në arenën ndërkombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.