E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Yuri Kim flet për sigurinë kibernetike : Ju nuk jeni vetëm
Lajme

Yuri Kim flet për sigurinë kibernetike : Ju nuk jeni vetëm

Ekspertët amerikanë marrin në duar sigurinë kibernetike

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim në konferencën për sigurinë kibernetike, tha sot se SHBA  do të vijojë me ndihmën financiare ndaj Shqipërisë.

Sipas saj fondi prej 50 milionë dollarësh është vetëm fillimi.

“SHBA dënoi Iranin dhe shprehu mbështetjen e plotë për Shqipërinë përballë këtij sulmi. Duke filluar nga muaji korrik SHBA-të kanë dërguar vazhdimisht pa ndërprerje ekspertët tanë më të mirë për të punuar me shqiptarët. Për të analizuar, për të identifikuar dobësitë e mundshme dhe për të marrë masat.  Dy javë më parë, ministri juaj i Mbrojtjes diskutoi përgjigjen tonë të përbashkët për sigurinë kibernetike me Sekretarin tonë të Mbrojtjes. Ju nuk jeni vetëm në përgjigjen ndaj sulmit kibernetik. Ne duhet të identifikojmë mbrojtjen tonë kolektive.  50 milionë dollarë në mbështetje të mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë dhe kjo është vetëm fillimi”, tha Kim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.