Yuri Kim: Mbështesim ndryshimet që u bënë në Kodin Penal
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është shprehur se ndryshimet që u bënë në Kodin Penal ditën e sotme janë një hap shumë i rëndësishë. Yuri Kim gjithashtu ka theksuar se ky ndryshim ka kodifikuar marrëveshjen e 5 qershorit mbi reformën zgjedhore.
“Sot, në seancën përfundimtare për vitin 2020, Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal, duke përfunduar kodifikimin e marrëveshjes 6/5 të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore. Flamuri i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme më 25 prill”, ka shkruar Kim në Twitter.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



