E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Yuri Kim publikon raportin e SPAK
Publik News

Yuri Kim publikon raportin e SPAK

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka publikuar sot në “Twitter” një raport të SPAK mbi krimet zgjedhore, duke dhënë një tjetër mesazh 2 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

yuri kim

“Ne e nxisim SPAK-un të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe. Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, intimidimin ose nxitjen e dhunës. SPAK po heton në mënyrë aktive për krimet e zgjedhjeve”, shkruan ambasadorja amerikane.

KIM

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, bëri me dije sotn se ka vlerësuar me përparësi të gjitha kallëzimit e paraqitura nga subjektet dhe që lidhen me vepra penale në zgjedhje.

Në total deri në janë paraqitur 91 materiale, ku 55 u përkasin partive politike. Më konkretisht janë 50 kallëzime nga PD, 3 nga LSI, 1 nga PS dhe 1 nga FRD.

Ndërkaq, 18 raste janë referuar nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.