E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Yuri Kim takohet me shkrimtarin Ismail Kadare: Identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë më parë
Publik News

Yuri Kim takohet me shkrimtarin Ismail Kadare: Identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë më parë

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim është takuar me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, duke theksuar se “Identiteti evropian i shqiptarëve”  është po aq bindës sot, sa ishte kur u publikua në vitin 2006.

Në një shënim në Twitter, Kim thekson se ndërsa shohim për nga e ardhmja, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë më parë.

Në fund të shënimit të saj, ambasadorja amerikane në Tiranë ndan për ndjekësit e saj në rrjetin social kënaqësinë që mori në lidhje me diskutimin e kësaj ideje me një nga mendimtarët, sipas asaj, më të mëdhenj në Evropë.

“Eseja e Ismail Kadaresë mbi “Identiteti evropian i shqiptarëve” është po aq bindëse sot sa ishte kur e botoi atë në 2006. Në fakt, ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Çfarë kënaqësie të kesh këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë,“ shkruan Kim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.