E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Yuri Kim tregon arsyen pse e takoi sot Bashën, një ditë para votimit
Publik News

Yuri Kim tregon arsyen pse e takoi sot Bashën, një ditë para votimit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka treguar arsyen e takimit të saj sot në selinë e Partisë Demokratike, me Kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën, një ditë para votimit.

Znj. Kim shkroi në Twitter: “Unë e takova sot Kryetarin e PD, Lulzim Bashën, njësoj siç takova Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta në 48 orët e fundit. Ne e përsërisim se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat. Por, ne mbështesim plotësisht të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe.”

Ambasadorja amerikane ishte të shtunën paradite në orën 10:30 në selinë e PD, në një takim që zgjati 30 minuta me kreun e opozitës, Lulzim Bashën.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.