E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Zahon e kemi si Gramozin’, Rama batuta në Kongres: Rrofsh moj grua që më kurseve në sy të shoqeve
Lajme

‘Zahon e kemi si Gramozin’, Rama batuta në Kongres: Rrofsh moj grua që më kurseve në sy të shoqeve

Rama ne Kongresin e PS

Ka nisur me batuta fjala e Kryëministrit Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

“E dëgjuat zërin e opozitës time më të fortë”, u shpreh Rama për bashkëshorten e tij, që foli para se Rama të ngjithej në podium.

Rama ka vazhduar më tej duke e falenderuar Lindën për moderimin që bëri në fjalën e saj, ndryshe nga fjalët që i kishte thënë mbrëmë në shtëpi.

“Rrofsh moj grua që më kurseve në sy të gjithë këtyre shoqeve, dhe jam i qartë se kusurin do e marr me shumë passion në shtëpi”, ishte batuta tjetër e Ramës, që shkaktoi ilaritet në sallë.

Rama foli edhe për djalin e vogël, duke u shprehur se Zaho është si Gramozi, që nuk ndërhyn në debatet e brendshme, ndërsa nuk la pa përmendur edhe kryetarin e PD Lulzim Bashën.

“Ku je o Lul se ti ma bën jetën e lehtë”, tha Rama pasi kishte thënë se kur vijnë fëmijët e mëdhenj bëhet me dhimbje koke.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“E dëgjuat zërin e opozitës time më të fortë.
Ishte shumë më e moderuar këtu se mbrëmë në shtëpi.
Rrofsh moj grua që më kurseve në sy të gjithë këtyre shoqeve dhe jam i qartë se kusurin do e marr me shumë pasion në Surrel për gjithcka që nuk u tha këtu.
Ju qeshni, por e vërteta është se po të mos e kisha në shtëpi cdo natë këtë opozitë që kam në shtëpi, me atë opozitë që këemi ne, do më dukej vetja me i madhi në botë.
Zahon e kemi si Gramozin, nuk ndërhyn në debatete brendshme te parlamentit tone, se kur vijne të mëdhenjtë them: “Ku je o Lul se ti ma bën jetën e lehtë”.

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer lavdet ndaj bashkëshortes së tij, Linda Rama, gjatë fjalës së tij në ditën e parë të Kongresit të Partisë Socialiste, me në fokus rolin e gruas në këtë ogranizatë politike.

Rama e cilësoi bashkëshorten e tij si “themeli i shtëpisë anti-sizmike”, që përballon edhe “tërmetet” e tij.

“Por Aneta ka gjetur një vajzë që sikur ta kishte bërë vetë nuk do te kishte bërë sipas standardeve të saj”, tha ndër të tjera Rama.

“Përtje shakave, Linda është themeli i patundshëm i shtëpisë tonë. Kemi një shtëpi që është anti sizmike dhe përballon edhe tërmetet e mija. Dhe falë saj fëmijëve nuk u mungon as kujdesi prindëror, që unë e kam të pamundur t’ua jap. c Sepse Aneta është më e vështirë se Bashkimi Europian për sa i përket standardeve. Po falë Lindës unë nuk kam qenë vetëm. Po i thosha para pak ditësh një koleges tuaj, mos u mërzit, me ngjitjen vjen edhe era më e fortë. Me thënë të drejtën më vjen shumë keq që aq padrejtësisht Lindës i është dashur të përballojë edhe baltën e mëhallës të opozitave tona. Por fatkeqësisht ky është çmimi që duhet të paguash kur vendos të merresh me politikë në këtë vend. Por aq më tepër kur të bie hisja të kesh përballë llojin më të ulët të konkurrentëve”, u shpreh kryeministri Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.