E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zani Çaushit i refuzohet liria me kusht: Nuk është rehabilituar
Publik News

Zani Çaushit i refuzohet liria me kusht: Nuk është rehabilituar

pPërfundon pas 45 minutave seanca në Gjykatën e Korçës për Zani Çaushin, i cili mbetet në burg. Gjykata ka rrëzuar kërkesën e tij për të përfituar lirimin me kusht.

Sipas gjyqtarit, Zani Çaushi nuk ka pasur sjellje shembullore, ai është dënuar dhe disa herë të tjera gjate kohës se vuajtjes së dënimit. ‘Nuk konsiderohet i rehabilituar’, është shprehur gjyqtari i çështjes, Selaudin Pysqyli. Nga ana tjetër Zani Caushi një prej emrave të njohur të botës së krimit i konsideruar si ‘i forti i Çoles’, në ditët në vijim ka një tjetër seancë të ndryshimit të llojit të sigurisë së burgut. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.