E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen bisedat në “Whats App” të policëve për zgjedhjet e vitit 2021
Lajme

Zbardhen bisedat në “Whats App” të policëve për zgjedhjet e vitit 2021

Nga anon, me neve apo me qafirat

Punonjësit e Policisë Gjirokastër, rezultojnë të përfshirë thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Këto të dhëna dalin gjatë përgjimeve dhe komunikimeve që ata kanë kryer në aplikacionin “whats app”, ku shefi i krimeve në policinë Gjirokastër Alfred Kondi, bisedon me agjentin e Forcës Operacionale, Feim Onjea.

Sipas dosjes së Prokurorisë Gjirokastër, dy punonjësit e policisë angazhohen vetë për të kryer veprimtari elektorale.

Ata sigurojnë njerëz për të votuar në dobi të forcës politike, Partia Socialiste, e cila në atë periudhë po zhvillonte fushatë në qarkun e Gjirokastrës.

Dy punonjësit e policisë, Kondi dhe Onjea, bisedojnë së bashku për një punonjës tjetër polic, i quajtur Birbil Makriu.

Sipas dosjes hetimore në datën 26 Shkurt 2021, Feim Ornjea, i shkruan Alfred Kondit duke i thënë se: “…Birbil Makriu nga anon?…me neve apo me qafirat…”.

Ndërsa Alfred Kondi ia kthen shkurtimisht duke i shkruar: “…pi*** rob…”.

Ndersa Feim Onjea, ia kthen sërish, duke vijuar t’i shkruajë që: “…pret përgjigje ministri…ça ti them…”(duke nënkuptuar Ministrin e Brendshëm të kohës).

Alfred Kondi më tej i shkruan si më poshtë vijon: “…po varja, manipulohet…”.

Feim Onjea ia kthen shkurtimisht: “…ok bosss…”.

Ndërkohë, sërish në datën 12 shkurt 2021 dy punonjësit e policisë Gjirokastër flasim në “Whats app” me njëri-tjetrin, ku Feim Onjea i shkruan se: “…mos u mburr, mos u lëvdo, nesër mbrëma do ta shoh…”-i tha nusja motrës së dhëndërit që ja mburte në vallë…. Kur të hapet kutia do duket puna…”.

Sërish Feim Onjea vijon t’i shkruajë shefit të Krimeve, Alfred Kondi duke i thënë se: “…sms që i ka bërë Shamet Lagji, Lul Bashës…”.

Ndërsa në datën 6 prill 2021, Kondi ia kthen duke i thënë shkurtimisht: “…Po hëëë…?. Dhe Feimi ia kthem: Përmet…Erdhi babai i Shqipërisë…”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.