Zbardhen detaje mbi vrasjen 47-vjeçarit në Klos
Zbulohen detaje nga krimi i rëndë që ka ndodhur dje në mbrëmje në fshatin Gurrë e Vogël në Bashkinë e Klosit.
47-vjeçari Ylber Lezi është gjetur i pajetë dhe me shenja dhune në banesë. Dyshohet se i ndjeri është vrarë nga bashkëshortja dhe vajza e tij pas një sherri në familje.
Ishin fqinjët ata që kanë dëgjuar të bërtiturat që vinin nga banesa dhe njoftuan policinë, e cila pas mbërritjes në shtëpi u përball me rezistencën e të zonjës së shtëpisë, që nuk po i lejonte të hynin brenda.
Mësohet se M. Lezi u ka thënë bluve se bashkëshorti i saj ishte në gjumë.
Shërbimet e policisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Ylber Lezi.
Bashkëshortja dhe vajza e viktimës janë shoqëruar nga policia dhe po merren në pyetje lidhur me ngjarjen.
Dyshohet se 47-vjeçari ka mbërritur i dehur në shtëpi, ku është konfliktuar me gruan dhe të bijën, të cilat e kanë goditur me sende të forta duke e lënë të vdekur.
Njoftimi i plotë
Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. E., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. E., ka shafqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.
Shërbimet e policisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç.
Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. E., dhe vajza e tyre A. E., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dhe dokumentimin me prova ligjore të saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



