E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen detaje rrenqethëse nga deshmia e vrasësit të dy motrave
Publik News

Zbardhen detaje rrenqethëse nga deshmia e vrasësit të dy motrave

Zbardhet  një pjesë të dëshmisë së tij para Gjykatës së Tiranës, teksa i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Autori i krimit të dyfishtë ka pranuar se para 20 e ca vitesh ka nisur një marrëdhënie jashtëmartesore me Kristina Bardhin. Më pas, ai ka thënë se është lidhur me motrën e saj, Zhaneta Metanin, me të cilën pretendon se ka edhe një fëmijë por nuk e ka të regjistruar në Gjendjen Civile.

Autori i vrasjes ka pretenduar para togave te zeza se ka dhe fëmijë me këtë të fundit, por nuk i ka regjistruar në gjendje civile. Ai ka thënë në gjykatë se ka bërë edhe udhëtime me dy motrat dhe gruan e tij në Pogradec dhe Greqi.

Gazetarja Lala  raporton se 59-vjeçari Ademi ka martesë ligjore me një grua tjetër, e cila ka pranuar se i dinte lidhjet e te shoqit, madje kishte krijuar miqësi me dy motrat që të mos prishte familjen.

Përparimi ka thënë që krimi ndodhi për arsye xhelozie, sepse kishte dyshime që Zhaneta kishte një marrëdhënie me dikë tjetër. Madje, ai ka shkuar tek punëdhënësi i Zhanetës, duke kërkuar largimin nga puna të një personi, tek i cili ai dyshonte.

Madje, e shoqja kishte krijuar edhe marrëdhënie miqësore me dy motrat me qëllim për të mos shkatërruar familjen.

Krimi

Përparim Ademi ka përdorur si karrem fëmijën e njërës prej motrave për të hyrë në banesën e dy motrave, të cilat me sa duket e kanë kuptuar rrezikun për shkak të tentativës së tyre për t’u ndarë përfundimisht me të.

Kur e kanë parë ardhjen e tij, dy motrat që po hanin bukë, kanë tentuar të mbyllin derën, por ka qëlluar me armë duke i lënë të vdekura në vend.

Përparim Ademi ka hapur zjarr fillimisht në derë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të dy motrave.

Ai është shfaqur në gjendje të qetë sot në gjykatë, ndërsa rrezikon burgim të përjetshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.