E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen diskutimet brenda Grupit të PS/ Rama kritika deputetëve
Lajme

Zbardhen diskutimet brenda Grupit të PS/ Rama kritika deputetëve

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka zbardhur mbledhjen me kryeministrin Edi Rama që mbajtëm mëngjesin e sotëm.

Balla, ka thënë se pati një analizë të perfomancës së deputetëve dhe u është kërkuar atyre që të jenë sa më të pranishëm në terren edhe për shkak të zgjedhjeve vendore.

“Lidhur me performancën e secilit prej deputeteve të Kuvendit qoftë në kuadër të punë parlamentare qoftë edhe për prezencën deputetëve në territor. Është një rol ndërlidhës me komunitetit dhe vendimmarrjes. U është kërkuar një prezence më e shtuar në territor dhe natyrshëm kryetari i partisë ka pasur një sërë kërkesash që i bëjnë mirë anëtarëve të PS-së. Në 2023 do zhvillohen zgjedhjet vendore dhe PS synon të vazhdoj të drejtojë në çdo bashki të vendit, por fakti është që PS ka vetëm një aleat që janë njerëzit e thjeshtë të vendit dhe forcimi i kësaj aleance është jetik për në kjo seance lidhet me një lloj vlerësimi nominal për çdo deputet pastaj edhe me element të tjerë të respektimit të vendimeve politike me votën në seancë plenare”, ka thënë Balla.

Më tej ai ka zbuluar se kryeministri Rama ka pasur disa kërkesa, ndaj deputetëve.

“Rama ka pasur një sërë kërkesash ndaj tyre, që iu bëjnë mirë”, ka thënë Balla

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.