Zbardhen emrat/ Detaje nga operacioni antidrogë Shqipëri-Itali, ja kush është vlonjati, ‘koka’ e grupit kriminal
Detaje të reja janë bërë me dije nga operacioni antidrogë Shqipëri-Itali. Burime policore njoftojnë se kreu i grupit kriminal është Robert Myftari, 47 vjeç, nga Vlora, por edhe Elton Hamza mendohet se kishte rol drejtues.
Ky grup kriminal zhvillonte aktivitetin e tij nga viti 2015, me itinerar Vlorë-Bari.
Myftari ishte në kërkim që nga nëntori 2015, pasi tentoi të trafikonte 800 kg kanabis drejt Italisë. Ai është arrestuar në qershor të 2016 nga Policia e Vlorës.
Ditën e sotme u bë me dije se autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare shkatërruan një organizatë kriminale italo-shqiptare, të cilët merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike.
Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare i kanë filluar hetimet që nga viti 2017, ku u sekuestruan 500 kilogram kanabis, e destinuar të shkonte në Greqi, ndërsa mjetin e transportit tip “Rulo” e drejtonte një shtetas italian.
Në atë operacion u arrestuan Vito Baruceli, 36 vjeç dhe shoqëruesja e tij Dominga silvestri, të cilët mohuan të ishin të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Hetimet vazhduan për disa vite, deri sa më në fund autoritetet arritën të arrestonin 37 persona, si dhe të sekuestronin 3.5 ton lëndë narkotike, vlera e të cilës në treg shkonte 40 milion euro.
Operacioni u zhvillua jo vetëm në Itali, por edhe në disa qytete shqiptare, ndërkohë që në vendin tonë janë prangosur 10 persona, në qytete si Tirana, Durrësi, Vlora dhe Saranda.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



