260 fitues në degën “Mjekësi e Përgjithshme”; 240 fituesit në Infermieri si dhe emrat e 100 maturantëve fitues në Stomatologji. Ndërkohë kandidatët mund të verifikojnë nëse janë shpallur apo jo fitues edhe në degët Fizioterapi me 50 kuota; Farmaci me 100 kuota;
Teknik Imazherie me 50 kuota e Teknik Laboratori po me 50 kuota. Gjithashtu, Universiteti i Mjekësisë ka zbardhur renditjen e aplikuesve të raundit të parë edhe në degët Shëndet Publik, Mami, Higjienist Dentar, Teknik Dentar e Logopedi. Regjistrimi i fituesve në raundin e parë do të bëhet nga 30 gushti deri në 12 shtator, por kandidatët për universitete kanë të drejtë që në 13 shtator të çregjistrohen nga programi i studimit ku janë regjistruar dhe të riaplikojnë në raundin e dytë. Çdo raund do të përbëhet nga 7 faza 48-orëshe secila e gjatë kësaj kohe maturantët jofitues duhet të ndjekin me kujdes lëvizjen e vijës së kuqe.



