Zbardhen emrat, ja kush janë kandidatët për Avokatin e Popullit
Është bërë publike lista zyrtare me 23 emrat që garojnë për postin e Avokatit të Popullit, një nga institucionet më të rëndësishme të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vend.
Në garë janë përfshirë figura të njohura të jetës publike, politike dhe civile, mes tyre ish-kandidatë për deputetë, drejtues organizatash dhe juristë me përvojë.
Në listë bie në sy emri i Adriana Kalajës, si dhe i Endrit Shabanit, kryetar i lëvizjes “Nisma Thurje”. Po ashtu, mes kandidatëve ndodhet edhe avokati i njohur Saimir Vishaj, si dhe figura të tjera të njohura nga fusha e drejtësisë dhe shoqërisë civile.
Lista e plotë e kandidatëve është si më poshtë:
-
Adriana Kalaja
-
Aranita Brahaj
-
Anton Kosteri
-
Anton Lleshaj
-
Besim Ndregjoni
-
Dardan Mustafaj
-
Endri Papajorgji
-
Endrit Shabani
-
Fatjona Male
-
Genta Tafa
-
Gerti Shella
-
Ismail Tafani
-
Jola Hysaj
-
Juliana Hoxha
-
Laureta Roshi
-
Lulzim Hamitaj
-
Myrteza Myftari
-
Saimir Vishaj
-
Shkëlqim Sulo
-
Suela Koçibellinj
-
Tartar Bazaj
-
Valentina Teodoresku
-
Skënder Haluci
Kandidatët do të kalojnë procesin e verifikimit dhe më pas do të vlerësohen nga Komisioni i Ligjeve në Kuvend, përpara se të zgjidhet emri që do të drejtojë institucionin e Avokatit të Popullit për mandatin e ardhshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



