E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen përgjimet e reja/ Alizoti: Më morën nga krahu tjetër. Dua të flas me shefin e madh. Drejtori i Policisë: Është jashtë shefi. I more ato?
Uncategorized

Zbardhen përgjimet e reja/ Alizoti: Më morën nga krahu tjetër. Dua të flas me shefin e madh. Drejtori i Policisë: Është jashtë shefi. I more ato?

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka publikuar mbrëmë në emisionin “Opinion” përgjimet e reja mes Drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi dhe Fredi Alizotit.

Në përgjimet telefonike, Alizoti kërkon të flasë me ‘shefin e madh’, por pa i përmendur emrin në telefon.

Ndërkohë që Drejtori i Policisë i ka sqaruar në disa raste që shefi i madh ishte jashtë shtetit dhe se ia ka deleguar kompetencat një personi tjetër.

Nushi i ka thënë se do ti dërgonte dikë ta takonte. “Një sekondë, do ti thuash i çik shefit të më takoj mua sesbën… E di , e di ku do të dalësh ti se i kam marrë masat. Më erdhën ja dy telefona nga krahë tjetër mua, por nuk behet”, thekson Alizoti

Në një përgjim tjetër, sipas Salianjit me Alizotin ka komunikuar dhe nëndrejtori i Policisë së Fierit, Andon Marko.
Ky i fundit sipas ish-deputetit është takuar disa herë me Fredi Alizotin në Tiranë.

Në përgjimin me Markon, Alizoti ia mbyll telefonin duke i thënë se ishte në tualet. “Mirë jam në banjo, po bëj i çik shurrë, më merr për një minutë”, thekson Alizoti.

Përgjimi i ri me Drejtorin e Policisë së Fierit (Albert Nushi)

Drejtori i Policisë: Fredi çfarë po bën?
Fredi Alizoti: Ja po pi një kafe…
Drejtori i Policisë: Ku je mo?
Fredi Alizoti: Në Tiranë jam. Fole me shefin?
Drejtori i Policisë: Je i madh…I more ato?
Fredi Alizoti: Unë nuk kthehem mbrapa…
Drejtori i Policisë: E more atë… atje…
Fredi Alizoti: Prit, prit se do dëgjosh të tjera ti… Do vish të më takosh se jam aty ku me le atë nate, se s’dua të marr në telefon.
Drejtori i Policisë: Po ku je o?
Fredi Alizoti: 
Aty ku me le atë natë..
Drejtori i Policisë: 
Po unë jam në Fier. 
Fredi Alizoti: 
Po mirë fol i çik me shefin, me shefin e madh.
Drejtori i Policisë: Kë do?
Fredi Alizoti: E di vetë ti se s’dua ta them në telefon.
Drejtori i Policisë: Mire dëgjo, me kujdes.
Fredi Alizoti: 
E di , e di ku do të dalësh ti se i kam marrë masat. Më erdhën ja dy telefona nga krahë tjetër mua, por nuk behet..
Drejtori i Policisë: Po me kujdes, me kujdes, më dëgjo mua…Nesër në orën 9 më bëj telefon. Mire?
Fredi Alizoti:  Një sekondë, do ti thuash i çik shefit të më takoj mua sesben.
Drejtori i Policisë: Shefi është jashtë tani. Shefi është jashtë, ka deleguar ato kompetencat një tjetri.
Fredi Alizoti:  Urdhëro?
Drejtori i Policisë: 
Shefi është jashtë. Nuk është këtu…
Fredi Alizoti:  
Nuk e vë në dyshim ore.
Drejtori i Policisë: Ka shumë mundësi që nesër pasditë të jetë këtu..
Fredi Alizoti:   Nesër kur të vënë ato…(Qesh). Unë nuk bëj mbrapa, e kam marrë parasysh. E di ku do vete.
Drejtori i Policisë: Këto që të them unë verifikoi. Por unë të them s’është këtu..
Fredi Alizoti:  Po mirë nuk ka ndonjë njeri tjetër të më takoj i çik mua?
Drejtori i Policisë: 
Çfarë do ti?
Fredi Alizoti:  
 Dua të flas me një njeri tjetër, s’ta them në telefon. Ça ke ti?
Drejtori i Policisë: Me prokurorin mo çfarë ke ti..
Fredi Alizoti:  Ma jep i cik numrin e ti.
Drejtori i Policisë: Të prokurorit nuk e ke numrin?
Fredi Alizoti:   Jo nuk e kam. Ma jep i çik.
Drejtori i Policisë: 
Do ta nis unë me mesazh.

 Përgjimi me nëndrejtorin e policisë (Andon Marko)

Nëndrejtori i Policisë: Fredi çfarë po bën mo? SI je?
Fredi Alizoti: Mirë jam mirë. 
Nëndrejtori i Policisë: 
Mirë jo mo?
Fredi Alizoti: 
Mirë jam në banjo, po bëj i çik shurrë, më merr për një minutë.

Përgjimi i ri me Drejtorin e Policisë së Fierit (Albert Nushi)

Drejtori i Policisë: Fredi si je mo?|
Fredi Alizoti: Hicc mirë ishta icik në banjo, bëra icik shurrën. Tani po pi kafe.
Drejtori i Policisë: Si ke qenë ti?
Fredi Alizoti: Mirë ke qene ti?
Drejtori i Policisë
: Nga shtëpia mirë?
Fredi Alizoti: Mirë, hajt mo.
Drejtori i Policisë: Ku e more vesh se kush jam unë?
Fredi Alizoti: Nuk dëgjoj ore.. Si Leti dukesh..
Drejtori i Policisë: Po mirë ku ta japi Leti një birrë ty. Ku e do një birrë.
Fredi Alizoti:  Nuk dëgjo ore...
Drejtori i Policisë: 
Jam Berti unë, Berti. Si je?
Fredi Alizoti:   Po mirë shtyhet..
Drejtori i Policisë: 
Ku do ta pimë një birrë, por që të jesh i qetë.
Fredi Alizoti
:  I qetë jam unë.
Drejtori i Policisë: 
Që të ndiheshit i qetë them. Ku në çfarë vendi?
Fredi Alizoti:  
Ore kush Bert je, se jam shumë Berta këtu..
Drejtori i Policisë: Jam Bert Nushi. Drejtori o vlla..
Fredi Alizoti
:   Aaa të mora vesh.. Jam në Tiranë tani..
Drejtori i Policisë: A je në Tiranë ti.. Ou. PO ku në çfarë vendi.
Fredi Alizoti
:   Sa zbrita te Shqiponja që merr për nga Tirana e re, te lokali i parë kam marrë një kafe.
Drejtori i Policisë: 
Po erdha unë do vij të jap një kafe. Po nuk erdha unë do të dërgoj dikë aty. Prandaj të pyes ke pasur ndonjë problem ndonjë shqetësim.
Fredi Alizoti:  Kam patur një, por s’ta them në telefon.
Drejtori i Policisë:  Do të vij në Tiranë të takoj?
Fredi Alizoti:  Hajde, hajde.. E më fal se s’të njoha se jam trullos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.