KLP mblidhet sot për të marrë një sërë vendimesh të rëndësishme.
Në axhendën e mbledhjes së sotme bëhet me dije se do të jetë miratimi i projektaktit për mbarimin e mandatit si anëtar i KLP-së për z. Besnik Cani, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga vettingu.
Prokurori u shkarkua se akuzohet që ka deklarim të pasaktë të pasurisë dhe një truall 600m2 në Paskuqan për të cilin nuk provohet burimi.
Për disa vite subjekti ka një bilanc negativ prej 2 mln lekësh. Sakaq bëhet me dije se deklarimi per autoveturën dhe garazhin është i pasaktë, pasi ka mungesë të burimeve të ligjshme.
Ndërkaq në rendin e ditës të Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të jetë miratimi i projektaktit për komandimin e magjistrates Mirela Kapo ndihmësmagjistrate pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Po ashtu do të hidhet shorti për përzgjedhjen e tre anëtarëve të komisionit të përkohshëm. Ky komision do të marrë në shqyrtim ankesat kundrejt prokurorëve.



