E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet debati i fortë mes Selamit dhe Bashës në Shkodër. Përplasje fizike mes mbështetësve
Lajme

Zbardhet debati i fortë mes Selamit dhe Bashës në Shkodër. Përplasje fizike mes mbështetësve

PUBLIK.live/E martë, 18 Korrik 2017 Shkodra ka qënë përballja e tretë direkte mes Lulzim Bashës dhe Eduart Selamit, në garën për kryetar të Partisë Demokratike.

Debati ka qënë i tensionuar dhe nuk kanë mungur konfrontimet, me fyerje e sharje në sallë, deri në shtyrje fizike mes mbështetësve të Selamit dhe Bashës.

Selami e ka akuzuar kundërshtarin e tij se i ka hequr figurat e njohura të kësaj partie vetëm se e kanë kundërshtuar atë. Aktiviteti është xhiruar vetëm nga kamerat e Partisë Demokratike, ndërsa burimet i thanë Ora News, se Selami ka akuzuar Bashën si hije e autoritarizmit që sipas tij e ka vuajtur politika në këto 27 vite.

“Basha ka shkelur statutin. S’ka asnjë të drejtë të vendosë Basha se kush i vlen dhe kush jo Partisë Demorkatike. Ky është gabimi që bëri Basha. Për Topallin duhej të vendosnit ju anëtarët nëse do të ishte apo jo në listë. Për Bashën kush del kundër ky është tradhëtar i futur nga Edi Rama, kjo është gabim.” ka theksuar sellami para mbështetësve demokrat.

Në replikë Basha, ka akuzuar se Selamin se ashtu si disa analiste edhe ai e ka inat Partinë Demokratike.

“Mos degjo Andi Bushatin. Edhe ti edhe ai e keni inat Partinë Demokratike, por t’i për arsye të tjera. Nuk bie dakord me parashtrimin. U akuzova por kopje të zbehtë autoritare dhe me siguri e ke fjalën për Sali Berishën. Nuk kam asnjë tipar me Sali Berishën sepse nuk ka asnjë njeri tjetër kockën e Sali Berishës. Akuzat s’mund t’i pranoj sepse po të ishit me mua do kishit sakrifikuar dhe pas zgjedhjeve do kishit thënë që është radha jone dhe do kisha ikur. S’kam hequr kënd sepse të jesh demokrat s’do thotë të jesh deputet” mësohet të ketë thënë Basha.

Më ironi Selami i ka kujtuar Bashës se ai është një kryetar i vëtëngrirë, ndërsa sipas tij edhe para 4 vitesh Basha ka thënë te njejtat gjëra, por kur është hasur me kritika i ka përjashtuar nga të gjitha forumet.

“Pse duhët të besojmë ty sepse edhe para 4 vitesh na the një anëtar një votë dhe kur kundërshtuam na hoqe nga Këshilli Kombëtar dhe nga listat. Si mund t’i besojmë edhe njerëzve tuaj kur këta i ke zgjedhur ti” është shprehur Selami.
Përsa i përket zgjedhjeve Basha ka theksuar se ato janë zhvilluar dhe tjetërsuar nga paratë e drogës, por ka leshur dhe një akzuë të rëndë brenda familjes politike duke i cilësuar zërat kundër si bllokmenë të Partisë Demroaktike. Por Selami këtë e ka cilësuar dorëzim, ndërsa sipas tij shkaku kryesor i rezultatit të 25 qershorit ishte modeli i dështuar i Bashës.

Në përfundim të debatit të tensionuar Selami e Basha kanë folur për mediat.
Basha: Nuk kam asnjë përgjigje për emrat e përveçëm

Gazetari: I quajtët bllokmenë

Basha: Kjo nuk është e vërtetë, ky është mashtrim nga ata që i shërbejnë Edi Ramës. Këto janë mashtrime në bllok nga ata që i shërbejnë përcarjes së PD. Mos cito duke qenë jashtë kontekstit.

Selami: I thashë dhe demokratëve, hajde të hyjmë në perëndim ti masim punët me rezultate.

Zoti Bash aka dështuar dy herë, modeli im është modeli i fitores. të largohemi nga modeli që shqiptarët refuzuan. Jam i bindur se në 22 korrik modeli im do të fitojë sepse është modeli që jo vetëm do të sjellë PD por do ta kthejë Shqipërinë në historinë e madhe të suksesit të shek XXI.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.