Zbardhet dëshmia e 37-vjeçares
Korçari vdiq gjatë s*ksit
Është identifikuar gruaja e arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Korçë, ku një burrë u gjet i pajetë brenda automjetit të tij.
Në pranga është vënë Vahide Shuli, 37 vjeçe, me origjinë nga Librazhdi, e cila jetonte në Korçë me bashkëshortin e saj. Ajo akuzohet për veprën penale “Prostitucioni”.
Viktima është Çelnik Malçellari, 47 vjeç, nga Sovjani i Maliqit, i cili kishte humbur kontaktet me familjen që prej mëngjesit kur ishte nisur për në Korçë për punë, sepse punonte në “FastFood”.
Trupi i tij u gjet në automjetin e tij, gjysmë i zhveshur, ndërsa brenda mjetit u gjetën stimulues, të cilët dyshohet se ishin përdorur nga viktima.
Kjo ka bërë që të dyshojë grupin hetimor dhe pas zbërthimit të telefonit të 47-vjeçarit, janë gjetur dhe bisedat që ai kishte patur me Vahide Shulin dhe e kishin lënë për t’u takuar në lagjen nr. 10.
Ajo u shoqërua në komisariat, ku u pyet për rrethanat e ngjarjes. Sipas saj, gjatë marrëdhënies seksuale, Çelnik Malçellari nuk u ndie mirë dhe shfaqi simptoma (të vjella dhe rrjedhje gjaku nga hundët).
Burime bëjnë me dije se Vahide Shuli i ka thënë viktimës se duhet të lajmëronin ambulancën, por ai nuk e ka lejuar. Më pas, sipas saj, ajo i tha se po e priste bashkëshorti dhe iku në shtëpi.
Ndërkohë, viktima është gjetur edhe me një 500 lekëshe të re në dorë dhe kjo ka bërë që ndaj 37-vjeçares të ngrihej akuza për “Prostitucion”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



