Zbardhet dëshmia e Dedë Nimanit: Nuk ka lidhje efektivi i RENEA-s
Dedë Nimani, i dyshuari si bashkëpunëtor i efektivit të RENEA-s, ka pranuar se shiste drogë për arsye ekonomike dhe për shkak të situatës shëndetësore të familjes.

Nuk desha qe ai te dinte se ku e marr drogen dhe as ke takoj, per kete arsye i kam thene Luanit nisu dhe me prit rruges se Ndroqit. Pasi e kam ble drogen kam dale ne rruge dhe qe te mos bie ne sy, kam ecur ne kembe per nje fare kohe derisa ka ardhur nje makine te ciles i kam bere shenje dhe ka ndaluar.
Kam hipur ne kete makine, pakon e droges e vura ne bagazh sepse kisha frike se bie ere dhe nuk desha qe shoferi i makines te kishte dyshime. Ne rruge kur kam pare makinen e Luanit te ndaluar i kam thene ketij shoferit te rastit te ndalonte pasi nga aty deri ne Tirane do te vija me Luanin. Ne momentin qe kam ndaluar shoferi ka hapur bagazhin te me jepte pakon time pa e ditur se cfr ka ne te nderkohe ka ndehyre policia dhe na ka arrestuar te gjitheve.
Dua te deklaroj me pergjegjesi se as Luani dhe as shoferi te cilit nuk ja mesova dot emrin nuk kan patur dijeni per lenden narkotike. Gjithe pergjegjesia eshte e imja dhe ju kerkoj ndjese Luanit dhe ketij shoferit qe ndaloj te me bente nder per situaten e krijuar! Kerkoj meshiren edhe te organit procedues por e kam bere sa me siper nisur nga veshtiresite ekonomike dhe shendetesore te familjes time!”, ka thënë i arrestuar para togave të zeza, raporton “News 24”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



