E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet dëshmia e Lorenc Kostës: Më tha do sqarojmë diçka!
Lajme

Zbardhet dëshmia e Lorenc Kostës: Më tha do sqarojmë diçka!

Cili ishte personi i parë që kontaktoi pas plagosjes nga efektivi Goxhara

Është zbardhur dëshmia e Lorenc Kostës, i cili u plagos pak ditë më parë nga efektivi Erjon Goxhara, nën dyshimin e tradhtisë mes tij dhe bashkëshortes së policit.

Mësohet se në momentin e parë pas plagosjes, personi i parë që Kosta ka kontaktuar ka qenë një koleg i tij, i identifikuar si shtetasi Elton Rodheshi, person të cilit i plagosuri i ka rrëfyer edhe rrethanat e ngjarjes.

“Në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Elton Rodheshi ka deklaruar se është koleg pune me shtetasin Lorenc Kosta dhe rreth orës 13:55 shtetasi Lorenc Kosta e kishte telefonuar duke i thënë që më qëlluan poshtë shtëpisë. Pasi ka shkuar në vend shtetasi Elton Rodheshi e ka pyetur si është ndërsa Lorenci i ka thënë se e ka ndaluar shtetasi Erjon Goxhara, i ka thënë që do sqaronte diçka e më pas e ka plagosur me armë”, thuhet në dosjen hetimore.

Kujtojmë se Lorenc Kosta u plagos me gjashtë plumba nga efektivi Goxharja, më 19 gusht, ndërkohë që ndodhet ende në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.