E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet dëshmia e oficerit për drogën e kapur në Greqi/ Shqiptarët u zbuluan…
Lajme

Zbardhet dëshmia e oficerit për drogën e kapur në Greqi/ Shqiptarët u zbuluan…

Mediat greke kanë dhënë detaje të reja në lidhje me 1.6 tonët e drogës të kapura nga autoritetet vendase.

Sipas dëshmisë së një oficeri grek, mësohet se grupi kriminal është zbuluar nga shërbimet amerikane dhe drejtohej nga shqiptarët.

Ai është shprehur po ashtu se në këtë operacion, kanë marrë pjesë edhe shërbimet italiane dhe ato greke.

Oficeri mësohet se ka thënë se gomonet ngarkonin drogën në Shqipëri, bënin xhiron e Peloponezit për të shmangur Isthmon dhe përdornin gomone me 3 dhe 4 motorë për transportin e drogës. Sipas po të njëjtit burim thuhet se gomonet niseshin natën ose herët në mëngjes për të çuar ngarkesën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.